Monday, 27 May 2013
Sunday, 26 May 2013
Thursday, 23 May 2013
Tuesday, 21 May 2013
Djali qe i shpetoi 9 here vdekjes !!
Kjo është historia e 25-vjeçarit Matthew Hawskley, i cili ka shpëtuar plot tetë herë nga kthetrat e vdekjes. Atij nuk ka mbetur gjë pa i rënë mbi kokë, duke filluar me një aksident në vitin 2011.
Hawskley niset bashkë me shokët e tij në Irlandë për të bërë zhytje dhe nga mos-llogaritja e duhur e thellësisë së ujit, thyen qafën duke u përplasur në shkëmbinj. Kjo thyerje u bë shkak që ai të kalonte katër kriza në zemër dhe të hynte në koma.
Gjatë kohës së qëndrimit në spital, ai preket nga super virusi i njohur si MRSA , tepër rezistent ndaj antibiotikëve, e më pas nga pneumonia.
Ndërkohë që luftonte me viruset, mjekët zbuluan një lloj gjëndre në trupin e tij dhe arritën në përfundimin se ai ishte i prekur nga kanceri në testikuj.
“Pasi u zgjova nga koma që kisha rënë si pasojë e aksidentit të zhytjes, shihja vetëm forma të bardha e të zeza, dhe nuk mund të flisja. Isha krejtësisht i paralizuar. Mjekët i kishin thënë familjes sime se nuk do të flisja më dhe se isha i detyruar të kaloja pjesën tjetër të jetës në një karrige të paralizuarish. Pas disa muajsh hodha hapin e parë”, shprehet Hawksley.
Por pikërisht në momentin që mendoi se ia kishte hedhur, u prek nga një sëmundje tjetër dhe zbuloi se kishte tumor në testikuj. “Ndërkohë që mendoja se çdo gjë kishte mbaruar, zbulimi i kancerit ishte një proces shumë i vështirë. Në fillim mendova se do të kaloja gjithë jetën i paralizuar, më pas se do të vdisja nga kanceri”, vijoi.
Pasi ia hodhi edhe kancerit, 25-vjeçari mendon të realizojë një aktivitet në ndihmë të të prekurve nga kjo sëmundje
Bebet dëgjojnë
Pas lindjes shqisa e dëgjimit është tashmë në gjendje për të funksionuar. Foshnja interesohet për shprehjen e zërit. Përmbajtja e fjalëve është ende pa rëndësi për të. I foluri i ngadalshëm, i thjeshtëzuar, që përsëritet dhe me ton të fortë i përgjigjet aftësisë së foshnjës për të perceptuar dhe prandaj ai është kuptimplotë.
Për shumë vjet ekspertë me famë ishin të mendimit se të porsalindurit nuk dëgjojnë. Ky mendim u argumentua, ndër të tjera kështu: shqisa e dëgjimit nuk është pjekur dhe në veshin e mesit ka lëngje. Por nënat e dinin më mirë. Ato flisnin, prapëseprapë, me fëmijët e tyre. Ato e ndienin se fëmija ishte i interesuar ndaj zërit të tyre. Qysh prej disa vitesh e dinë edhe ekspertët. Pragu i dëgjimit është në ditët e para të jetës fare pak më i lartë sesa në moshë të rritur. Shqisa e dëgjimit në kohën e lindjes është e gatshme për të dëgjuar.
I porsalinduri është i interesuar ndaj zërit të njeriut që në orët e para të tij. Kur dëgjon një zë ai merr një shprehje fytyre të vëmendshme, lëviz më pak ose edhe më tepër dhe mundohet të formojë tone të ndara. Kur nëna i flet fëmijës anash në lartësinë e veshit, atëherë fëmija kthen sytë, sipas rastit edhe kokën, nga ajo.
I porsalinduri mund ta ndjekë zërin e nënës vetëm për një kohë të shkurtër. Ai lodhet shpejt dhe e largon kokën dhe vështrimin nga nëna. Ai ka nevojë për një çlodhje, para se të mund t'i kushtohet sërish i interesuar zërit të nënës. Asnjë stimulim tjetër akustik nuk është aq interesant për foshnjën se a zëri i njeriut. As zhurmat, as tonet apo tingujt, qofshin ato të shkruara nga vetë pena e Moxartit nuk mund ta tërheqin aq shumë vëmendjen e fëmijës sa zëri.
Një zë gruaje zgjon interesin e foshnjës më tepër sesa një zë burri. Përveç notave të larta të zërit, theksi ose aksenti dhe shprehja e zërit zgjojnë te fëmija një joshje të veçantë. Por përmbajtja e fjalëve nuk i intereson fare atij. Nëse ne përdorim fjalë apo tinguj dhe nëse ato kanë kuptim, kjo nuk ka rëndësi. Nuk është fjala ajo që i flet fëmijës, por zëri: ai e përshëndet dhe e qetëson atë. Ai mund të shprehë ndjenja me melodinë dhe me volumin e tij. Shumë shpejt, fëmija është në gjendje të bëjë dallimin ndërmjet një zëri të dashur dhe një zëri nervoz. Pas pak javësh ai është shumë më i interesuar ndaj një zëri të njohur sesa ndaj atij të huaj. Në moshën 2-3 muajshe, fëmija nis të shohë gojën e nënës dhe të vërejë me vëmendje lëvizjet e buzëve të saj kur flet me të.
Në muajt e parë të jetës foshnja mëson që shprehjen e zërit të nënës si dhe zhurma lë caktuara t'i lidhë me ngjarje që përsëriten në mënyrë t rregullt. Me kalimin e kohës ai mësohet edhe me fjalët që përdor nëna, për shembull kur mbush shishen e qumështit ose kur bën përgatitjet për banjën. Fëmija nuk i kushtohet vetëm një zëri ose një zhurme. Ai është në gjendje që të mos reagojë qëllimisht ndaj ngacmimeve akustike. Kjo aftësi për të mos reaguar ndaj ngacmimeve që të bezdisin është me rëndësi të veçantë për gjumin.
Subscribe to:
Comments (Atom)






